Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Hyrje <<
Traditat kombëtare, në qendër të një manifestimi shumëdimensional
Ruajtja dhe kultivimi i traditës shqiptare në mërgim, krahas përpjekjeve për integrim, ishin në themel të mbajtjes së këtij manifestimi. Vajza dhe djem nga diaspora prezantuan me bukuri e elegancë kostumet tona kombëtare.
Të pranishëm kryetari i komunës së Delemonit z. Pierre Kohler dhe ambasadorët shqiptarë
Deputetja Donika Kada-Bujupi
Shkruan: Blerim Shabani, Zëri, 03 shkurt 2010
Të shtunën që shkoi, në organizim të LAPSH “Naim Frashëri” dhekompanisë nga Gjakova “Flora-Style” dhe me mbështetje të subjekteve tjera, në Delemont të Zvicrës u mbajt një manifestim maratonik shumëdimensional kulturor. Pas vonesës tashmë “tradicionale prej rreth një ore, drejtuesit e mbrëmjes prezantuan programin në tri gjuhët: shqip, frëngjisht dhe gjermanisht. Ata bënë të ditur se në këtë mbrëmje do të shpaloseshin vlerat e kulturës popullore shqiptare, në radhë të parë përmes defilimit të vajzave dhe djemve me kostume kombëtare të stilizuara nga shtëpia e modës “Bora Fashion” të Gjakovës. Publikun, sërish në tri gjuhët, në vazhdim e përshëndetën kryetari i LAPSH, z. Mahir Mustafa dhe mësuesja nga kantoni Jura, znj. Nexhmije Mehmetaj, duke veçuar këtu praninë e kryetarit të komunës së Delemontit z. Pierre Kohler, pastaj të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Donika Kada-Bujupi dhe të tre ambasadorëve shqiptarë, respektivisht ambasadorit të Shqipërisë në Bernë, z. Mehmet Elezi, ambasadorit të Kosovës po ashtu në Bernë, z. Naim Malaj si dhe atij të Maqedonisë në selinë e OKB në Gjenevë, z. Aziz Pollozhani. Mustafa dhe Mehmetaj ndër të tjera thanë se ruajtja dhe kultivimi i traditës shqiptare në mërgim, krahas përpjekjeve për integrim, janë motivet për mbajtjen e këtij manifestimi. Një përshëndetje emocionuese e njeriut të parë të Delemontit, kryeqytetit të kantonit Jura, ka ngrohur në vazhdim atmosferën në sallën e mbushur përplot. Z. Pierre Kohler ka trimëruar organizatorët dhe në përgjithësi komunitetin shqiptar të Delemontit e më gjerë për kultivimin e vlerave autentike si dhe për bashkëjetesën në vendin ku jetojnë. Fjalimin e tij spontan ai e ka përmbyllur me fjalët: “Rroftë Kosova – rroftë Jura!”. Deputetja në Parlamentin e Kosovës nga radhët e AAKsë, Donika Kada-Bujupi, në fjalën në vazhdim, nuk ka kursyer fjalë miradije për aktivitetet e bujshme të mërgatës shqiptare në Zvicër.
Bora Balaj, autore e librit dhe të rinjtë e të rejat që defiluan me veshje kombëtare
Kori “Arta” i drejtuar nga mësuesja Shpresa Idrizi
Valltarë nga shoqëritë e ndryshme muzikore si “Sharri” Romanshorn, “Drita” Kreuzlingen dhe “Mërgimtarët”, Neuchatel kanë parakaluar ndërkohë me valle nga treva të ndryshme shqiptare, në skenën e madhe të sallës, të stolisur me qilima dhe dekorim tjetër në frymën shqiptare. Engjëll Berisha në cilësinë e redaktorit, i bëri librit që po promovohej, me titullin “Veshje tradicionale Shqiptare në Kosovë” një prezantim të shkurtër. Dhe në vazhdim, skena ishte në dispozicion të vajzave dhe djemve që defi luan duke prezantuar bukurinë e kostumeve kombëtare të shumë trojeve shqiptare si dhe të kostumeve tjera, të punuara në frymën e atyre kombëtare. Në këtë mënyrë, ato dhe ata e demonstronin në skenë pasurinë etnografi ke dhe estetike që autorja Bora Balaj, kishte prezantuar në librin që po promovohej. Ajo që pa publiku me këtë rast ishte një larushi ngjyrash dhe modelesh të kostumeve që barteshin me hijeshi dhe elegancë nga dhjetëra të reja e të rinj, të gjithë nga diaspora, të cilët parakalonin lirshëm dhe bukur e me shije në skenë. Bora dhe Flora Balaj, pastaj Shkelzen Rexhaj dhe të tjerë kanë folur për librin që po promovohej.
Eksponatet e marra nga libri i promovuar
Ndërsa për librin tjetër që duhej të përjetonte promovimin e tij, pa qenë atmosfera për një gjë të tillë (numër i madh i publikut, atmosferë feste...) atë me titull “Diellit tim” të autorit Besnik Camaj fjalë rasti thanë mysafi ri nga Prishtina, profesori dhe studiuesi i njohur i letërsisë dr. Agim Vinca, studiuesi Driton Kajtazi dhe mësuesi i shkollës shqipe Sylë Baftiu.
Publikun e përshëndeti edhe Lan Avdiu, koordinator i AAK-së për diasporë, i cili me këtë rast përgëzoi autorët e librave të promovuar dhe pjesëmarrësit tjerë në program. Me një fjalë spontane dhe shumë emocionuese është paraqitur edhe shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar me qëndrim në Rumani, Kopi Kyçyku. Nga organizatorët u ndanë shumë çmime për personalitete të merituara të mërgatës shqiptare. Ndonëse ishte paraparë ardhja e tyre, munguan, ministri i arsimit Enver Hoxhaj, ai i kulturës Valton Beqiri dhe kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj.
Të pranishmit, pos librit që mund ta blinin, kishin mundësi që të shikonin fotografitë e zmadhuara nga libri, që ishin të ekspozuara në muret e sallës.
Duhet thënë se manifestimi, përkundër një niveli të arrirë në mjaft aspekte të tij, në saje të dëshirës së organizatorëve për të përfshirë sa më shumë brenda tij, doli megjithatë i stërzgjatur dhe, shikuar nga shumësia e paraqitjeve, ai, pa humbur asgjë, mund të ndahej fare mirë në dy ose tri mbrëmje, me programe të ndryshme.
Rreth konkursit të LAPSH “Naim Frashëri”
Për konkursin “K-7”, të shpallur kohë më parë “nga LAPSH “Naim Frashëri” dhe për prurjet e tij, në emër të jurisë foli kryetari i saj, poeti dhe publicisti Shaip Beqiri. Ai pastaj së bashku me anëtarin e nderit të LAPSH-së, z. Rexhep Sadrija, njëherësh sponsor i përhershëm i LAPSH-së, i kumtoi rezultatet dhe i ndau çmimet në lëmenjtë përkatës. U shpërblyen pjesëmarrësit si vijon. Për poezi, vendi i parë i takoi Shpresa Idrizit, mësuese në Lozanë për poezinë e saj „Si i njohëm shkronjat e alfabetit tonë“; i dyti Have Kurtit, prind nga kantoni i Bernës për poezinë e saj „Legjenda LAPSH“ dhe i treti Merve Rexhepit, nxënëse nga Amriswili për poezinë e saj “Nënës”.
Për muzikë, vendin e parë e zuri Kori i fëmijëve ARTA nga kantoni i Lozanës, i udhëhequr nga mësuesja Shpresa Idrizi për këngën „Shkolla Shqipe“, vendin e
dytë Albiona Idrizi, për ekzekutimin e saj në violinë dhe të tretin Valon Alija, për ekzekutimin në piano. Në kategorinë e recitimeve, i pari u shpall Drin Selimaj, nga Romanshorni, për recitimin e poezisë „Unë jam një djalë shqiptar“, vendin e dytë Era Selimaj dhe Lumnor Desku, për recitimin e poezisë „Komandanti është i gjallë“, dhe të tretin Mirjeta Ajvazaj, për recitimin e vjershës „Nuk më shkon matematika“.
Të gjithë këta, nxënës të mësueses Ajshe Selimaj. Në kategorinë e arteve pamore, u veçua si më e mira Diellëza Hoxha, Lozanë, për pikturën e saj „Bukuria e luleve“, e dyta ishte Loreta Hoxha, Lozanë, për pikturën e “Peizazh”, ndërsa vendin e tretë e ndanë Era Jashari, Bernë, për pikurën „Lahuta“ dhe Valbardha Bytyqi, Lozanë, për pikturën “Lodra muzikore”. Po ashtu, LAPSH u kishte ndarë mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm: piktorit Samedin Asllani, instrumentistit Afrim Aliu dhe Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Lozanë. Mirënjohje e veçantë iu nda Rexhep Sadrisë për mbështetjen prej vitesh që i ka bërë LAPSH-së. Ajo që nuk bën të mos theksohet rreth konkursit, ishte mungesa e një konkurrence serioze në disa nga kategoritë e tij si në poezi, në muzikë dhe veçanërisht në dramë. Sidomos konkursi vuante nga një mungesë shtrirjeje në gjithë Zvicrën, refl ektim ky i raporteve problematike brenda LAPSH-së në pjesë të ndryshme të Zvicrës, raporte këto nga të cilat pëson me siguri nxënësi dhe mësimi shqip.
   

 

Rifreskimi i fundit: 12.02.2010 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi