Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Rezultatet e konkursit K-7
Komisioni prej pesë anëtarësh me këtë përbërje:

Edlira Dedja (muzikologe - pianiste)
Blerim Shabani (gazetar)
Adem Dërmaku (piktor)
Rexhep Rifati (gazetar) dhe
Shaip Beqiri (poet – publicist)

i ka vlerësuar konkurrimet e kandidatëve dhe ka vendosur që ato e ata të shpërblehen si vijon:
    1. Shpresa Idrizi, mësuese në Lozanë për poezinë e saj „Si i njohëm shkronjat e alfabetit tonë
    2. Have Kurti, prind nga kantoni i Bernës për poezinë e saj „Legjenda LAPSH
    3. Merve Rexhepi, nxënëse e klasës së tretë te mësuesja Hanife Alili në Amriswil për poezinë e saj “Nënës
    4. Korri i fëmijëve ARTA nga Lozana, i udhëhequr nga mësuesja Shpresa Idrizi për këngën „Shkolla Shqipe“ kushtuar Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në 20 vjetorin e saj
    5. Albiona Idrizi, për ekzekutimin e saj në violinë
    6. Valon Alija, për ekzekutimin e tij në piano
    7. Drin Selimaj, për recitimin e poezisë „Unë jam një djalë shqiptar“, nxënës i mësueses Ajshe Selimaj në Romanshorn
    8. Era Selimaj dhe Lumnor Desku, për recitimin e poezisë „Komandanti është i gjallë“, nxënës të mësueses Ajshe Selimaj
    9. Mirjeta Ajvazaj, për recitimin e vjershës „Nuk më shkon matematika“, nxënëse e mësueses Ajshe Selimaj
    10. Diellëza Hoxha, klasa e nëntë në Lozanë për pikturën e saj „Bukuria e luleve
    11. Loreta Hoxha, klasa e tetë në lozanë për pikturën e saj pejsazh
    12. Era Jashari, klasa e tretë te mësuesja Idaije Jashari në Ostermundingen-Bernë, për pikurën e saj „Lahuta
    13. Valbardha Bytyqi, klasa e gjashtë në Lozanë, për pikturën e saj “Lodra muzikore
LAPSH ka vendosur t'u shpreh mirënjohje dhe t'u ndaj nga një dhuratë për bashkëpunimin e frytshëm në aktivitetet e lira jashtëshkollore:
    1. Piktorit Samedin Asllani
    2. Muzikologut Afrim Aliu dhe
    3. Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Lozanë për zbulimin dhe mbështetjen e talenteve të rinj në fusha të ndryshme.
27 janar 2010


Rifreskimi i fundit: 09.02.2010 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi