Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Paraqitje nga Zonja Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër
Tekstet shkollore për diasporën

Prof. Dr. Shefik Osmani - Laureat i çmimit të Republikës së Shqipërisë

 

Një ndër figurat e shquara të arsimit dhe shkencës në Shqipëri, e çmoi shumë kontributin që dhanë shqiptarët jashtë atdheut për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ai u interesua nga afër për problemet e arsimit kombëtar në diasporë, për kulturën shqiptare e për gjuhën shqipe. Veprimtaria e tij në këtë fushë është shembullore si për gjerësinë e problemeve ashtu dhe për frymën ndërtuese. Profesori i nderuar jeton në pleqërinë e mërzitshme në letrën e fundit që morëm prej tij, me ketë rast vlerëson tekstet e reja për mësimin e shqipes jashtë atdheut.

Ndër të tjera ...

Iu falënderojmë për librat që na i dërguat, i pamë me shumë kujdes e vëmendje. Për to kemi vlerësimet më të mira. Nuk dimë kë të rendisim më parë.

Iniciativa për hartimin e teksteve për SHSHMP në diasporë është për t'u lavdëruar dhe vlerësuar pa masë. Të gjithë keni bërë një punë shumë të madhe, voluminoze dhe tejet të vlefshme. Keni përballuar një lodhje të madhe duke hartuar për një kohë relativisht të shkurtër tekstet për dy ciklet e para dhe deri në fund të vitit do të përfundoni edhe tekstet për ciklin e tretë.

Ju lumtë. Paçi gjithnjë suksese të tillë, dhe vetëm suksese. Për këto libra kam vetëm vlerësime dhe vetëm vlerësime. Po nga t'ia filloj ? Cilin të vë të parin ? S'ka rëndësi, po rendis disa prej tyre :

Së pari , vlerësoj pjesëmarrjen e shumë autorëve me përvojë, si mësues të SHSHMP në diasporë, me një shtrirje të gjerë, që nga Zvicra e deri në Suedi. Kjo është diçka me shumë rëndësi.

Së dyti, paraqitja e jashtme e teksteve mjaftë tërheqëse.

Së treti, temat që përfshihen dhe trajton çdo fletore tematike më duken shumë të mira dhe shumë aktuale.

Së katërti, temat janë trajtuar me një gjuhë të thjeshtë e në përshtatje për moshën e fëmijëve ( dhe nuk mund të ishte ndryshe deri sa ju të gjithë jeni mësues me përvojë të atyre shkollave),

Së pesti , rubrikat që përmban çdo temë mësimore janë gjetur më së miri dhe janë shumë funksionale.

Së gjashti, figurat që shoqërojnë shumicën e temave do të kryejnë një rol të rëndësishëm, do të ndihmojnë nxënësit për një përvetësim më të ndërgjegjshëm, e më të shpejtë e të qëndrueshëm. Janë shumë të bukura.

Së shtati, detyrat që shoqërojnë temat janë hartuar në mënyrë të tillë që nxënësi i vënë në pozitë pune të pavarur.

Së teti, shumë më pëlqeu dhe rubrika « Luajmë dhe këndojmë » sepse gjatë lojës dhe sidomos këngës, automatizohen fjalët dhe fjalitë, gjë që ndihmon më së miri për përvetësimin më të lehtë dhe të shpejtë të gjuhës amtare.

Së nënti, shumëllojshmëria e trajtimit të temave p.sh. në njërën një detyrë, në tjetrin një skicë a figurë, plotësime fjalish etj etj. I bëjnë këto libra shumë tërheqës për fëmijët, ata nuk mërziten duke i shfletuar, mësuar e biseduar për ta.

Vlerësimet nuk kanë së mbaruari, por po e lë me kaq, duke iu uruar të gjithëve «  Ju lumtë mendja dhe duart që i kanë shkruar këto libra ».

Tiranë, 30.03.2011.

Me nderime Shefik Osmani
Rifreskimi i fundit: 10.10.2011 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi