Publikime <<<
| Nga Zonja Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër | ||
|
URTI OSMANI EMËR I PANDARË I ARSIMIT JASHTË ATDHEUT |
||
![]() |
![]() |
U botua ”Abetare e posaçme” nga Urti Osmani, një tekst që pasuron dijen dhe kulturën kombëtare
|
| Urti Osmani i ka dhënë arsimit kombëtar jashtë atdheut një ndihmesë të shquar me vepra dhe me shembullin e madh të pedagogës përkushtuar mësimit, për dritën e diturisë, që të shpie drejt përparimit të shoqërisë shqiptare. Autorja Urti Osmani i ka shoqet e rralla. E palodhur, prijetare në shumë fusha të mendimit të arsimit brenda dhe jashtë atdheut u bë prind shpirtëror i nxënësve anë e mban diasporës shqiptare, mike e dashur e mësuesve dhe bashkëpuntorëve. Rrallëkush i ka dhënë aq shumë prindërve, nxënësve dhe mësuesve jashtë atdheut sikurse bashkëshortët prof dr Shefik dhe Urti Osmani, për kulturën dhe arsimin kombëtar. Emrat e tyre janë të pandarë nga zhvillimi i arsimit dhe i shkencës edhe jashtë atdheut. Në të gjitha veprimtaritë e shkollës shqipe nëpër Evropë emri i tyre qëndron në krye, jo për shkak moshës së shtyer, po për arsye të ndihmës për kulturën dhe gjuhën shqipe. Në ditët dramtike të popullit shqiptar të Kosovës të viteve '90-të Shkolla shqipe në mërgim po bëhej shkollë shqipe e pavarur, u shfaq figura e tyre madhështore dhe e ndritur në nismën e hartimit të teksteve mësimore, udhëzimeve didaktike për mesimin plotësues janë një ndihmesë e pa zëvendësueshme. Sot, u urojmë të dyve nga zemra shumë e shumë vjet të tjerë jetë së bashku, me shëndet të plotë e me mbarësi për ta dhe për kombin shqiptar. Gjatë periudhës shkollore në vazhdimësi ne mësuesit/et e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në cilindo takim që kishim e kemi: në shkollë, në ndeja, takime seminari, i shprehshnim pyetjen njëri – tjetrit: me cilën tekst fillestar po punon? derisa kem tekstet nga klasa e tretë kemi bosh periudhën fillestare, (me abetare jo, ngase fëmijët duhet të alfabetizohen në një gjuhë tjetër). Si mund të zgjedhim vështirësit me disa shkronja të shqipes të cilat nuk i kanë shumë gjuhë tjera evropiane? etj. Me gjithë përvojën shumë të gjatë në procesin mësimor, puna me klasën e parë dhe të dytë është sa e vështirë aq edhe me përgjegjësi në radhë të parë për mësimdhënësin. Kur dihet se mësimi i shqipes bëhet në kushte dygjuhëshe, gjuha shqipe është edhe pranë një gjuhe tjetër. Duke sjellë në kokë këto e shumë pyetje të tjera na erdhi teksti Abetare e pasaçme tepër i rëndësishëm që pasuron dijen dhe kulturën shqiptare jashtë atdheut. Cilat janë lehtësitë që i mundëson teksti Abetare e posaçme ? Teksti shkollor ”Abetare e posaçme”, të cilën sapo e kemi në duar, niset të jetojë në momentet e fillimit të punës sonë. Ky tekst i sajuar pak më ndryshe se një abetare, e cila do t'i përshtatet më mirë shkallës së përgatitjes dhe të para diturive të fëmijëve tanë nismëtarë të mësimit të gjuhës shqipe. T'ju përkujtojmë se fëmijët tanë në shkolla të ndryshme evropiane mësojnë shkrim leximin në një gjuhë tjetër. Ata, falë kushteve më të përparuara të rritjes dhe zhvillimit, nisin udhën e shkollës e të dijës me një gjuhë tjetër. Për mes mësimit plotësues të gjuhës amtare krijohet mundësia e dygjuhësisë p.sh. shqip – gjermanisht, shqip frëngjisht e... Një Abetare e posaçme, hartuar ndryshe, që ka për mbështetje porositë e teorisë bashkoheshe të mësimit të shkronjave dalluese e të shkrim – leximit në kushte të mësimit në mesin dy gjuhësh dhe të metodologjisë së sajimit të saj mbi këtë bazë. Teksti është pajisur me një numër të konsiderueshëm figura e skica me qëllim që nxënësit të lidhën lehtë me emrin shqip të gjësendit dhe figurën e tij. Pra, libri do të shërbej edhe si një lloj fjalori me figura, dhe nxënësi do të arrijë në shqiptimin e saktë të tingujve, ngase numri më i madh i fëmijëve janë të lindur në vend të huaj. Fjalitë dhe copat e ndryshme që jepen në këtë tekst kanë ndërtim të thjesht e të përshtatshëm për moshën nxënësve. Kjo Abetare e posaçme, ka metoda të gërshetuara, të cilat mundësojnë mësimin dhe drejtshqiptimin e saktë të tingujve të gjuhës shqipe. Abetarja që kemi në dorë përfshin 16 njësi mësimore që u kushtohen tingujve të gjuhës shqipe, tingujve dallues që i ka shqipja por nuk i kanë shumë gjuhë evropiane. Për çdo mësim ka udhëzime didaktike për mësuesin lidhur me mënyrën e artikulimit të tingujve të ndryshëm nga nxënësi. Gjithashtu nuk mungon dhe rubrika e ushtrimit me fjalë, fjali dhe detyra për të ushtruar nxënësi. Teksti në fjalë u vjen në ndihmë nxënësve dhe mësuesve, por pa lënë në një anë prindërit ndihma e të cilëve është e lidhur me përvetësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e tyre në mërgim. |
||
Delemont, 10 tetor 2011 |
||





