Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada – Government
Zyra e Kryeministrit – Ured Premijera – Office of the Prime Minister
Agjencia e Mërgatës e Kosovës / Agencija za Kosovsku Dijasporu / Kosovo Diaspora Agency

__________________________________________________________________________________
LETËR MËRGIMTARËVE

Të dashur mërgimtarë!

- Mërgata jonë ka dhënë shumë për Kosovën si dhe e ka dëshmuar thellë patriotizmin, përkushtimin material e fizik, politik e moral ndaj atdheut të vet. Ajo ka marrë frymë dhe merr frymë edhe sot bashkë me Kosovën. Ishte e gatshme dje, por unë jam i bindur se edhe sot mërgata jonë është e gatshme ta ndërtoj vendin e vet. Sot mërgata jonë e do një përkujdesje institucionale të shtetit tonë.

- Ne e kemi mërgatën më vitale, më të fuqishme dhe më aktive në rajon, por edhe brenda vetë mërgatës sonë dhe diasporave të vjetra, të largëta, si për shembull në SHBA, Australi, Turqi, Belgjikë dhe Itali.

- Ne e kemi një Kosovë të tërë jashtë Kosove. Vetëm në Gjermani dhe Zvicër jetojnë 550 mijë banorë të Republikës së Kosovës. Këto statistika i kanë dhënë vetë ato shtete. Llogaritet se edhe më shumë se gjysmë milioni banorë të Kosovës, kryesisht shqiptarë janë në vendet e tjera të Evropës, Amerikës, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re e vende të tjera. Praktikisht ne duhet të llogarisim se jashtë vendit jetojnë dhe punojnë rreth 1 (një) milion banorë, Natyrisht se Kosova nuk e ndien veten aq komode kur 1 milion banorë të saj janë jashtë orbitës të saj. Ata gravitojnë spontanisht në shtetin e tyre vetëm gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit. Frymëmarrja e tyre normale do të jetë vetëm atëherë kur ata të organizohen në bazë institucionale, ashtu siç e jep edhe Kushtetuta e Kosovës, neni 15, e cila obligon shtetin dhe Qeverinë të kujdeset për shtetasit jashtë vendit.

- Politikat që po i ndërton tash Qeveria e Kosovës në drejtim të mërgatës dhe për mërgatën do të jenë zgjidhja e mundshme, e përshtatshme dhe me rezultate konkrete.

- Qeveria e ka sponsorizuar Ligjin për Mërgatën e Kosovës dhe Kuvendi e ka miratuar në vitin e kaluar. Për herë të parë Mërgata e Kosovës do të trajtohet dhe privilegjohet me ligj në të gjitha pikëpamjet nga shteti i Kosovës, shteti i juaj, për të cilin ju keni dhënë aq shumë.

- Fushëveprimi i këtij Ligji është ruajtja dhe kultivimi i identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të mërgatës sonë; promovimi dhe shtrirja e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të Republikës së Kosovës në shtetet mikpritëse; komunikimi me pjesëtarët e mërgatës dhe ndihma në organizimin e tyre ne vendet mikpritëse, si në kulturë, arsim dhe edukim, por edhe në integrimin e tyre më të lehtë dhe më profesional, më të mirë dhe më autokton.

- Me Ligjin për Mërgatën e Kosovës është themeluar Agjencia e Mërgatës e Kosovës.

- Në bazë të këtij Ligji do të formohen edhe Qendrat Kulturore të Kosovës jashtë vendit. Qendrat e tilla themelohen për organizimin, komunikimin, ndërlidhjen, edukimin, arsimimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor të mërgatës së Republikës së Kosovës. Me anë të këtyre qendrave, organizohet mërgata për përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës, qendra që themelohen në vendet me interes për mërgatën dhe për Republikën e Kosovës dhe do të luajnë edhe rolin promovues të shtetit të Kosovës.

- Gjithashtu, me Ligj do të favorizohet arsimimi i fëmijëve në shkollën plotësues në mërgatën tonë. Për këtë do të bëhet një punë e kujdesshme dhe efikase në mënyrë që të përfshihen sa më shumë fëmijë nëpër shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe duke mësuar në mënyrë të unifikuar gjuhën, historinë dhe kulturën elementare të vendit të prejardhjes së tyre.

- Me këtë Ligj si dhe me ligje të tjera në fuqi, mërgimtarët do të kenë mundësi që të kenë qasje më të lehtë dhe trajtim të veçantë dhe të favorshëm në zyrat e Komunave përmes hapjes së sporteleve e zyrave të veçanta për ndihmë më të shpjetë në nxjerrjen e dokumentacioneve që kërkojnë mërgimtarët; manifestimeve enkas për ta, programeve të ndryshme njohëse, argëtuese dhe promovuese etj.

- Me Ligjin për Mërgatën e Kosovës si dhe me ligjet e tjera përkatëse në fuqi, do të favorizohen me lehtësime procedurale administrative dhe pronësore, biznesmenët e ndryshëm për veprimtaritë e tyre biznesore, në kuadrin e komunave, duke sjellë projekte të ndryshme, të realizueshme dhe të dobishme për komunitetin dhe ekonomitë e tyre.

I juaji,

Mustafë XHEMAILI

ud. Kryeshef Ekzekutiv
Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Office of the Prime Minister
Agjencia e Mërgatës e Kosovës
Kosovo Diaspora Agency
Prishtinë, Nëna Tereze, 35
Tel ++ 38 1 38 213 505 – Cent:. 142 48
Mob: ++ 377 44 365 118
mustafe.xhemajli@ks-gov.net
www.ks-gov.net/pm/
www.mergata.org

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------
p.s
Në vëmendje;

Shih Portalin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku gjendet Ligji për Mërgatën e Kosovës
(Ligji nr. 03/L-171 15 prill 2010)
Shpallur me dekretin nr. DL-016-2010, datë 04.05.2010 nga e Presidentit të Republikë së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe botuar në Gazetën Zyrtare -Viti V/Nr. 69/ 20 maj 2010


 

Rifreskimi i fundit: 01.03.2011 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi