Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Tekstet e ciklit të ulët në ueb faqe

Zonja dhe zotërinj të nderuar/ad
Kolege dhe kolegë të nderuar/a,
Të dashur nxënës/e, prindër dhe bashkatdhetarë/e dhe veprimtarë/e të SHSHMP në diasporë,

Siç jeni në dijeni, MASHT e Kosovës, mbështetur nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (Zvicër), është duke hartuar tekste mësimore për nxënësit e SHSHMP në diasporë. Projekti përfshin tri tekste themelore, hartuar sipas Kurrikulës së SHSHMP në diasporë (dokument i MASHT të Kosovës, 2007), të ndara sipas cikleve përkatëse dhe të organizuara e konceptuara si fletore tematike. Para pak ditësh doli nga shtypi libri i parë (për klasat 1-3) dhe me ndihmën e Ministrisë s Punëve të Jashtme të Kosovës u dërgua nëpër përfaqësitë tona diplomatike-konsullare ku është duke u bërë shpërndarja e tyre.
Të vetëdijshëm për tirazhin e pamjafatueshëm në raport me nevojat reale, të njëjtat materiale mund t'i shkarkoni nga web-faqja zyrtare e MASHT të Kosovës http://www.masht-gov.net . Mjafton ta klikoni adresën e dhënë dhe në të djathtë të faqes së parë, në pjesën e poshtme, klikoni në ikonën/tekstin e emërtuar  Mësimi plotësues në diasporë, i cili do t'iu shpie te linku/vegza tjetër  (në faqen tjetër) Tekste dhe materiale  mësimore, ku do t'i gjeni librat. Ta keni parasysh se edhe fillimisht projekti profesionalisht qe konceptuar asisoj që të mund të shkarkohet e përdoret nga interneti.
Në të njëjën faqe ju mund shkarkoni edhe materiale e dokumente të tjera në funksion të SHSHMP në diasporë. Deri në fund të prillit 2011 do t'i publikojmë edhe udhëzimet/doracakët përkatës didaktikë  për mësues/e si dhe materialet tjera shtesë për nxënës/e.
Dhe, së fundi, meqë ky projekt është në proces dhe do të pasohet edhe me dy libra të tjerë për nivelet më të larta, për librin e parë (klasat 1-3), që e keni në dorë,  ju do të mund të jepni vlerësime, vërejtje e kontritute personale e grupore, të  cilat mund të jenë me vlerë për përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejmë.të tij  Vërejtjet mund t'i dërgoni në adresat e bashkëkoordinatorëve të projektit , Arif. Demolli ( arif.demolli @ks-gov.net ), Basil  Schader ( bschader@swissonline.ch ) dhe Nuhi Gashi ( nuhi.gashi@ks-gov.net ).

Duke ju dëshiruar sukses në punën me këto tekste, JU uroj njëkohësisht të gjithëve FTESTËN E MADHE TË PËRVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS.
GËZUAR!

Me respekt,
Nuhi Gashi, zyrtar për SHSHMP në diasporë dhe bashkëkoordinator i projektit TEKSTE PËR DIASPORËN në MASHT të Kosovës

Tel dhe faks: 038/211-570 ose +377(0)44/830-041 /C/
Nuhi.gashi@ks-gov.net ,
http://www.masht-gov.net .

 

Rifreskimi i fundit: 01.03.2011 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi