| Kantoni i Glarusit fillon me traditën e vjetër |
|---|
Siç dihet, shkolla shqipe e mësimit plotësues në Kantonin e Glarusit u rihap në fillim të gushtiti 2009. Pas manifestimit shumë të suksesshëm të 28 Nëntorit (që u mbajt me 28 Nëntor në Weesen), Këshilli Kantonal i LAPSH-it organizoj edhe festën e 17 Shkurtit që u mbajt me 21 Shkurt në të njejtën Sallë në Weesen. Ishte vërtetë kënaqësi të shohësh sallën e përmbushur me njerëz të të gjitha moshave duke u duartrokitur nxënësve që ekzekutuan me mjeshtri valle dhe Këngë të përgatitur nga Arsimtarja Qefsere Sejdiu. Pas ekzekutimit të Himnit kombëtar dhe atij të Kosovës,në emër të Këshillit organizativ, fjalën përshëndetëse e mori Arsimtari nga Shqipëria (i cili punon me nxënësit e Komunës së Biltenit), Mr. Endrit Mulaj, i cili e dha një kronologji të shkurtër të rrugëtimit të gjatë deri te pavarësia e Kosovës. |
![]() |
| Mimoza Idrizi gjatë prezantimit të programit
|
![]() |
| Vallja e pavarësisë e përgatitur nga Arsimtarja Qefsere Sejdiu
|
![]() |
| Vallja „Ani mori Nuse“ e ekzekutuar nga grupi i dytë i i valleve |
![]() |
| Hisnije Rexhepi duke kënduar këngën „Oj Kosovë o kështjellë burrnie“ |
![]() |
Qëndresa Rexhallari gjatë ekzekutimit të këngës „Thërret Prizreni mori Shkodër“ |
![]() |
Nxënësit gjatë vallëzimit të valles „Drenusha“ të përgatitur në mënyrë profesionale nga Qefsere Sejdiu |
![]() |
Mimoza dhe Shqiprim Idrizi kënduan këngën „Knoma Kangen“ e që u mirëprit shumë nga Publiku |
Pas programit shkollor, manifestimi vazhdoj me Këngëtarët Sheribane dhe Fadil Krasniqi. Sipas Arsimëtarëve Vaxhid Sejdiu, Qefsere Sejdiu dhe Endrit Mulaj, aktivitetet shkollore do të vazhdojnë, gjë që është mirëpritur nga Këshilli Kantonal i LAPSH-it dhe të gjithë Prindërit. Këshilli Kantonal ka planifikua që të festohet edhe 7 Marsi (Dita e Mësuesit), që do të jetë një program i pasur shkollor, i përgatitur nga Arsimëtarët e lartëpërmendur, e që do të mbahet me 13 Mars në Weesen. Manifestimet nuk do të mungojnë më në Kantonin tonë, sepse ne u ringjallëm përsëri. |
Sahit Idrizi, Kryetar Kantonal i LAPSH-Glarus |










