Shkolla Shqipe kremtoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, në Jura të Zvicrës |
|
![]() |
![]() |
|
Festa e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, kudo në botë, është 28 Nëntori – Dita e Flamurit. Koha e Motit të madh në historinë tonë kombëtare fillon më 28 Nëntor të vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Principatës së Krujës. |
|
Për gati pesëqind vjet flamuri ynë që i përgjakur, ai valëvitej vështirë në qiellin e trazuar të Arbërisë. Ai gjak ende i patharë ka skalitur çdo zemër shqiptare fjalët Komb dhe Atdhe që nuk shuhet kurrë për liri. Krenaria jonë kombëtare për flamurin kuqezi i ka rrënjët tek veprimtaria dhe atdhedashuria e patriotëve të Rilindjes që me gjak e sakrifica mbas 500 vjet robërie e shpalosën Flamurin përsëri më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. I kuq flamuri ynë na thërret na tubon nga kujton se ne jem bijtë e tij e të tokës shqiptare që mos të harrojmë kurrë, por të bashkuar rreth flamurit kuqezi të përpiqemi për të drejtat tona deri në bashkimin tonë kombëtar. Me rastin e ngjarjes së shënuar kombëtare të Ditës së Flamurit , nxënësit e Shkollës Shqipe, në Jura të Zvicrës shfaqën program të pasur artistik. Salla e spektakleve në qendrën kulturore në Glovelier ishte e stolisur me flamuj kuq e zi dhe zviceran. Pjesë e programit festiv ishin bërë prindërit e nxënësve festiv të nxënësve, mërgimtarë të moçëm e të rinj, veprimtarë të shoqatave dhe asociacioneve tjera politiko-kombëtare si dhe miq zviceran. Programin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Isa Mustafa kryetar i Komunës së Prishtinës dhe kryetar i LDK-ës në Republikën e Kosovës. Miku i shquar, zoti Pierr Kolher, një personalitet zviceran që ngre ura midis shqiptarëve dhe Zvicrës, kryetar i Komunës së Delemont- kryeqytet i Juras. Ishte tepër emocionuese fjala e zotit Isa Mustafa ”Në jetën e një kombi, pa dyshim që dita më e spikatur është dita e pavarësisë së tij, prej një vendi të ndarë më 1913 tani kemi dy shtete të pavarura shqiptare...” Nxënësit e shkollës shqipe të veshur me kostume kombëtare krijonin një lëndinë të bukur shumë ngjyrëshe, kostume me ngjyrat e flamurit, të buzëqeshur e të gëzuar e hapen programin me këndimin e himnit shqiptar. Nxënëset e klasës së nëntë Rina Pllana dhe Ariana Perteshi prezantojnë programin festiv të përgatitur nga mësuesja e shkollës shqipe prof Nexhmije Mehmetaj. Nën tingujt e muzikës shqiptare nxënëset kënduan këngë në gjuhën e ëmbël shqipe: Rudina Morina, Agnesa Leku, Ermira Thaçi, Rina Thaçi, Erona Ramabaja, Bleona Kqiku dhe Eliesa Xhaqku. Vazhduan pikat muzikore, valltarët e vegjël, si zogj të bukur, lehtas e bukur interpretuan vallet “Festë ka sot Shqipëria”, “Nusja dhe dasmorët” dhe “Shota”. Ishte mbresë lënës pjesa teatrale “Viti kuq e zi “ teksti Agim Shehu, interpretuan rolet e tyre mjeshtërisht nxënësit: Gent Muhaxheri /Ismail Qemali/, Valon Osdautaj /Isa Buletini/, Edison Leku /Luigj Gurakuqi/, Fjolla Avdimetaj /Marigoja/ dhe nxënës të tjerë. Ndërsa konkursi vizatimi më i mirë me temë “Festa e Flamurit” u zgjodhën tri punime më të mira: Njomëza Ramabaja, Bore Berisha dhe Valon Osdautaj. Ishte një kënaqësi e veçantë që na solli ky manifestim dhe e ndajmë vetën tanë për aq orë sa ndodheshim në atë sallë sikur ishim atje, në atdheun tonë sepse çdo gjë kumbonte shqip. Kjo mbrëmje do të mbahet gjatë në kujtesën e bashkatdhetarëve. Fjalët më të dëgjuara ishin: Festofshim sa më parë bashkimin kombëtar! |
|
Nexhmije Mehmetaj mësuse në Jura |
Delemont, 30.11. 2011 |





