Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Hyrje <<<
Udhëzime të përgjithshme për tekstet e reja shkollore të SHSHMP për ciklin e parë dhe mbi përdorimin e tyre nga mësuesit

Pjesët e teksteve shkollore të reja në fakt janë gjashtë fletore tematike apo libri i parë për ciklin e parë I-III, të cilave u paraprinë fletorja tematike Paraabetarja, janë në duar të nxënësit dhe mësuesit.


Parabetare
( Nexhmije Mehmetaj, Riza Sheqiri) konceptuar për fëmijë të moshës 4 - 6 vjeçar.
1.  Unë dhe të tjerët ( Nexhat Maloku, Rifat Hamiti )
2.  Puna dhe Koha e lirë ( Nexhmije Mehmetaj, Nexhat Maloku)
3.  Një botë për të gjithë ( Hazir Mehmeti, Rifat Hamiti)
4.  Kultura shqiptare (Lush Culaj, M. Syla, Rizah Sheqiri )
5.   Letërsia shqiptare ( Sh. Islamaj, Xh. Syla, R. Sheqiri)
6.  Libri i gjuhës (Shefkije Islamaj)
Sipas dr Basil Shader “ Në krahasim me një libër për secilin cikël, koncepti i fletoreve ( i cili tani aplikohet shpesh edhe në tregun e materialeve didaktike në Evropën Perëndimore) duket i preferueshëm (nxënësit kanë një material të ri, tërheqës çdo 6 muaj: nga ana e botuesit modifikimet mund të bëhen më kollaj, lidhja është më e lirë, etj ) 6 fletore për cikël ( = 2 për vit, përkatësisht 1 për semestër).” Tri fletore për cikël lidhen me fushën e identitetit dhe me aspekte sociale dhe shoqërore, tri të tjera me kulturën, historinë shqiptare.Të gjitha janë të bazuara mbi tërësitë tematike të përshkruara në kurrikulën e MASH-it të Republikës së Kosovës për shkollën shqipe në diasporë (2007). Të gjitha janë të shoqëruara me Komentar që përmban udhëzime didaktike për trajtimin e faqeve të veçanta. Puna me fletorën tematike është në qendër të mësimit plotësues, duke u konsultuar edhe libri i gjuhës apo libri i letërsisë. Secila fletore ka 40 faqe (20x 2 faqe) . Parashikohet që zakonisht të përpunohen 2 faqe një orë mësimore. Lidhur me ndarjen kohore psh. Letërsi orën e parë dhe orën e dytë një njësi nga fletorja tematike” Unë dhe të tjerët.” Për secilën nëntemë dy faqesh gjenden tekste dhe detyra sipas rubrikave : Komunikim gojor, (flasim rreth figurës), Lexim ( të kuptuarit ) Të shkruarit, Gramatika e gjuhës shqipe standarde (përmes ushtrimeve me shkrim), Të mendurit për dy gjuhë, dykultura (përkthejmë) krijojmë fjalorin dy gjuhësor.
Për ndërtimin apo përshkrimin e orës mësimore duhet përdorur ketë ecori:
1.  Titulli i njësisë mësimore
2.  Qëllimet e njësisë mësimore ( çka duhet të mësojnë nxënësit)
3.  Përgatitja ( cilat materiale duhet përgatitur nga mësuesja)
4.  Realizimi i mësimit;
a)  Hapi parë 5-10 minuta kontrollimi i detyrave të shtëpisë.
b)  Hapi i dytë 5-10 min. Mësuesi/ja bën një parapërgatitje të nxënësve për njësinë e re.
c)  Hapi tretë 15- 20 min. Punohet me metodën e veprimtarisë së leximit të drejtuar.
d)  Hapi katërt 10 – 15 min. Nxënësit plotësojnë rubrikat e kërkuara me shkrim.
e)  Hapi pestë 5- 10 min ritregojnë brendinë e tregimit. Vlerësohen nx për punën e bërë, etj
5)  Ide për aktivitete plotësuese.
6)  Udhëzime për detyra shtëpiesë.
7)  Shënime për materiale plotësuese nga burime të tjera si në internet, tekste të tjera

•  PARAABETARJA

Disa veçori për teksitn ”Paraabetare” e cila është konceptuar për fëmijë të moshës 4 - 6 vjeçar, pra të moshës parashkollore. Të cilët jetojnë jashtë atdheut. Për dallim nga vetë abetarja, paraabetarja nuk merret me mësimin e shkronjave ( shkrim/ lexim) për arsye se nxënësit alfabetiozohen në gjuhën e vendit ku ata jetojnë nga klasa e parë.

Në kuadër të qëllimeve të përgjithshme të spektrit pedagogjik e social, posaçërisht të kategorive/fushave identitare (gjuha, kultura, artet, historia e gjeografia e Atdheut, origjina etj.) është me interes të identifikohen një mori objektivash të përgjithshme (por edhe specifike), që lidhen me kompetenca e rezultate të caktuara, ku fëmijët:
•  zhvillojnë aftësitë dhe vëmendjen në fushën paraalfabetike, paraletra­re, pa­ra matematikore (ndërgjegjen/vëmendjen ndaj tingujve, aftësinë e orientimit në hapësirë dhe në fletë, përqendrimin, ndërgjegjen ndaj numrave/sasive etj.),
•  përgatiten dhe sensibilizohen për mësimin e shkrimit dhe të leximit në klasën e parë,
•  mësojnë diçka për temat interesante (edhe përmes këngëve, vjershave, përrallave etj.) në lidhje me kulturën dhe gjuhën e tyre amëtare, gjithnjë në përshtatje me moshën e tyre
•  zhvillojnë, gjithashtu, në përputhje me moshën e tyre, identitetin e tyre dy­ kul­turor/dygjuhësor, •  zhvillojnë fjalorin (leksikun) e tyre në gjuhën shqipe, duke përfshirë edhe artikulimin e qartë dhe njohjen e tyre me gjuhën standarde shqipe,
•  zhvillojnë kreativitetin dhe të menduarit e tyre në mënyrë logjike në gjuhën amtare, duke përfshirë edhe fushën e paramatematikës dhe fushat tjera,
•  mësohen në mënyrë tërheqëse me teknikat elementare të punës.
Ambientet dhe kontekstet në të cilat paraabetarja mund të përdoret zakonisht janë:

•  Shtëpia prindore : Paraabetarja mund të përdoret nga prindërit për punë me fëmijën në shtëpi.
•  Mësimi plotësues parashkollor : Në klasat e mësimit plotësues, ku gjenden edhe fëmijët e moshës parashkollore (apo në kopshtet të mësimit plotësues), paraabetarja mund të për­punohet me ta gjatë një viti (çdo javë një faqe, plus, eventualisht, materiali plotësues).
•  Mësimi plotësues në muajt e parë të klasës së parë : Paraabetarja mund të përdoret edhe gjatë gjysmëvjetorit të parë të klasës së parë, kur fëmijët alfabetizohen në gjuhën e vendit ku jetojnë. Kjo bëhet me qëllim të shmangies nga ngatërrimet e mundshme që krijohen nga alfabeti­zi­mi i njëkohshëm në gjuhën e vendit dhe në shqip si dhe për t'i përkrahur fëmijët në fushat e lartpërmendura.

Për zhvillimin e aftësive letrare mund të bazohemi mbi modelin vijues, të njohur gjerësisht, i cili zhvillohet nëpër faza:
  1. Faza paraletrare-simbolike
    Në këtë fazë fëmija merr vesh që ekzistojnë lidhje mes «shenjave» në letër dhe gjuhës së folur. Shpeshherë ata bëjnë sikur po «lexojnë», apo shkarravisin diçka, duke thënë që po shkruajnë.
  2. Faza logografike dhe logografemike
    Fëmijët fillojnë të identifikojnë shkronja të caktuara (p.sh. «A» të dyqanit «Aldi» apo «E» të benzinës «Esso», më vonë edhe fjalë të caktuara mbi bazë të ndonjë shenjë dalluese (p.sh. çdo fjalë me «m» e identifikojnë si «mami»). Gjithashtu, ata fillojnë të përdorin ca shkronja në mënyrë jo ende fort sistematike. Disa që tani dinë ta shkruajnë emrin e tyre.
  3. Faza alfabetike
    Fëmija kupton lidhjet midis shkronjave dhe tingujve të caktuar (i mëson shkronjat), fillon të shkruajë në mënyrë fonetike dhe të lexojë.
  4. Faza ortografike
    Fëmija fillon ta zotërojë edhe drejtshkrimin dhe rregullat e tij.
  5. Faza integrative, e automatizuar
    Shkrimi dhe leximi bëhen në mënyre të automatizuar. Fjalët nuk lexohen e deshifrohen më shkronjë pas shkronje, por në mënyrë globale, efektive.
Paraabetarja jonë lidhet ngushtë me fazën 2 dhe synon t'i përgatisë fëmijët për fazën 3. Parakushte për suksesin në fazën e tretë janë disa kompetenca të cilat zhvillohen e trajnohen në mënyrë sistematike në këtë paraabe­tare. Ndër to mund të llogarisim:
•  Motivim ndaj të mësuarit në përgjithësi: Me lojërat didaktike, tema të këndshme e tërheqëse, me këngët etj. fëmijët që herët fitojnë motivim, interes dhe gëzim ndaj të mësuarit dhe ndaj shkollës.
•  Motivim ndaj leximit dhe shkrimit : Edhe pse paraabetarja nuk u mëson fëmijëve shkro­njat, ata takohen me shumë fjalë të shkruara (të cilat mësuesi/ja u lexon) në kontekste motivuese, kështu që motivimi dhe kureshtja e tyre ndaj leximit dhe shkrimit rritet.
•  Vëmendje akustike, diferencim akustik dhe fonetik : Trajnohen përmes ushtrimeve të shumta për ndërgjegjen fonetike, ku fëmijët, p.sh. , duhet të thonë a ka një tingull të caktuar në një varg fjalësh të treguara si fotografi.
•  Vëmendje vizuale/optike, diferencim vizu al: Trajnohen përmes ushtrimeve të shumta ku fëmija duhet të dallojë me vëmendje dallime, duhet të krahasojë apo të kopjojë vizatime, etj.
•  Aftësi grafomotorike : Shumë ushtrime i trajnojnë ato aftësi të cilat janë me rëndësi sidomos për të shkruarit.
•  Aftësi për t'u orientuar mbi letër/në fletore (lart, poshtë, majtas, djathtas etj.): Shumë ushtrime merren me pikërisht ato aftësi dhe i trajnojnë në mënyrë tërheqëse përmes lojës.
Temat e përfshira në paraabetare, të cilat mund të zhvillohen dhe të emërtohen edhe si njësi mësimore apo nëntema, janë të thjeshta dhe të lidhura ngushtë me interesat dhe përvojat e fëmijëve të moshës 4 - 6 vjeç (p.sh. Në pyll, Në kopshtin e gjyshit, Në fshat, Në piknik, etj .).
Për çdo temë është parashikuar që mësuesi/ja (apo prindi) së pari të bëjë një hyrje (p.sh. me një tregim) dhe pastaj fëmijët të kenë ushtrime apo «detyra» të lezetshme e tërheqëse. Udhëzime për trajtimin e temave dhe të faqeve të ndryshme gjenden në doracak. Po ashtu në doracak janë dhënë edhe disa objektiva specifike për tema të caktuara.
Nxënësit detyrat dhe ushtrimet pjesërisht mund t'i kryejnë fare pa ndihmë (për këtë u ndihmojnë edhe simbolet të cilat shënojnë çka duhet bërë), pjesërisht me ndihmën e mësuesit/es ose të një nxënësi/eje më të vjetër; kjo sidomos në ushtrimet ku ka diçka të shkruar.
Paraabetarja përbëhet nga pjesët vijuese:
•  Fletorja «Paraabetarja »: Ky është materiali kryesor për nxënësit/et dhe ka 40 faqe. Nëse ajo përpunohet gjatë një viti, çdo javë mund të trajtohet një faqe. Nëse ajo përpunohet gja­të gjysmëvjetorit të parë të klasës së parë, mund të trajtohen edhe dy faqe në javë (plus, eventualisht, materiali plotësues).
•  Doracaku me udhëzimet didaktike (në CD/DVD): Ai u jep mësuesve/eve udhëzime konkrete didaktike për trajtimin e secilës faqe; kjo gjithmonë sipas së njëjtës strukturë (tema, objektivat, përgatitja, realizimi etj.)
•  Material plotësues (në CD/DVD): Materiali plotësues përfshin një varg fletësh pune etj. Ato mund të shërbejnë: a) për të thelluar një temë me të gjithë nxënësit/et në klasë në formë të punës individuale, b) si detyra shtëpie, c) në kuptimin e individualizimit të brendshëm (kështu që vetëm nxënësit/et e shpejtë apo posaçërisht të aftë i përpunojnë fletët shtesë).
•  Këtu duhet një shënim për këngët etj. të incizuara; por duhet të presim derisa ta kemi të qartë ku do të gjenden ato (në DVD apo në website të MASHT-it)
Nga Zonja Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër

Rifreskimi i fundit: 19.09.2011 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi