| Domosdoshmëria e institucionalizimit të Shkollës së Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Zvicër | |
![]() |
Zvicra, ka qenë dhe mbetet prej shekujsh vend shumë etnik, vend i kryqëzimit të pandërprerë të popujve, gjuhëve dhe kulturave, që e bëjnë tepër interesante situatën gjuhësore të këtij vendi. Populli zviceran mbart një kulturë të madhe e të lashtë, dhe me një demokraci shembullore, deri në fisnikëri, u lejon edhe etnive tjera të mësojnë gjuhën e kulturën e tyre përfshirë edhe atë shqiptare. Nga Zonja Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër |
Roli i gjuhës amtare në përvetësimin e një gjuhe të dytë apo të tretë të fëmijës në mërgim është e njohur nga ped agogjia evropian qysh në vitet '60-ta. Atëherë u konstatu se fëmijët që kanë njohuri të mira në gjuhën amtare janë më të suksesshmëm edhe në mësimin e gjuhës së dytë.
Problemi i ri që shtrohet me mprehtësi është dy gjuhësia për shqiptarët. Në gjendjen e re shoqërore dhe kulturore ku jetojnë shqiptarët nuk përfytyrohet mundësia e pasjes së dygjuhësise për fëmijët shqiptarë. Te qenit dy gjuhësh nuk ka të bëj vetëm me mundësinë e te folurit në dy gjuhë; një gjë e tillë shpalos njëherësh edhe kapacitetin e vlershëm të leximit dhe te shkrimit të dy gjuhëve. Kapërcimi i kësaj vështirësie në bashkësitë shqipfolëse është i mundshëm vetëm nëse praktikohet mësimi dygjuhësh, d.m.th. fëmijët shqiptarë duhet të dërgohen në mësimin plotësues të gjuhës shqipe duke filluar nga kopshtet shkollore e deri në gjimnaz. Mësimi i gjuhës shqipe, nuk është për të shkëputur e për te mbyllur në veti, por, përkundrazi, për t'u integruar edhe më tej shqiptarët në mjedisin zviceran. Pasja e dygjuhësisë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës në bashkësinë shqipfolëse dhe njohja e saj zyrtare përbën kërkesën e më tejme të mësuesve shqiptarë. Jemi në pritje që Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës të përfaqësoi zyrtarisht organizimin, funksinimin, kontrollin e ndihmën profesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetet zvicerane etj. sepse vetëm shteti di të bëj shkollë të mirfilltë. Për mbarvajtjen e Shkolles Shqipe të Mësimit Plotësues janë të nevojshme të ndërmirren këto masa:
Kjo marrëveshje do të rriste me shpejtësi cilësinë e mësimdhënies dhe numrin e fëmijëve shqiptar në mësimin e gjuhës shqipe.
Delemont , 26.08.2011 |
|




