Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...


TË FLASIM E TË SHKRUAJMË BUKUR NË DY GJUHË
MENDIME DHE KONKLUZIONE
Gjuha për kombin është si drita e diellit për jetën. Shfaqja e dukurisë ‘gjuhë' duket se përkon me vet shfaqjen e qenies njerëzore. Gjuhët lindin, zhvillohen, vijnë në kontakt me njëra-tjetrën por edhe zhduken. Kështu gjuha përbën pjesë të jetës sonë dhe kurrsesi nuk mund të mbetet e pandikuar. Në çdo periudhë të historisë nevojat dhe ambiciet sillnin në kontakt njerëzit dhe nëpërmjet tyre gjuhët dhe kulturat.
Nga Zonja Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër
Në ditët e sotme numër i madh shqiptarëve ka përtëritur dhe shtuar dukshëm gjuhën shqipe dhe elementin shqiptar në Zvicër. Në shumë kantone është gjetur mundësia e krijimit të mjedisit gjuhësor për mësimin, ruajtjen dhe përdorimin e gjuhës amtare shqipe. Me mësimin e gjuhës shqipe fëmijët tanë jashtë atdheut kur të mbarojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe do ta dinë një gjuhë më tepër se bashkëmoshatarët e tyre, duke ditur gjuhën shqipe do të fitojnë dygjuhësinë të flasin e të shkruajnë në dy gjuhë, p.sh. shqip - frëngjisht, shqip - gjermanisht .... jo vetëm për atë që thuhet se “ Sa gjuhë di aq vlen”, por; pse gjuha shqipe është gjuha e prindërve e mëmëdheut që nuk duhet harruar, në gjuhën shqipe foli Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, foli bamirësja e tërë botës Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, se në gjuhën shqipe shkruan shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare e shumë krijues të tjerë, se në këtë gjuhë është përkthyer Bajroni, Shekspiri, Hemingueji, Zola, Russo, Bibla dhe Kurani.

Fëmijët tanë që mësojnë të flasin gjuhën amtare shqipe në fillim në shtëpi është tepër e nevojshme që zhvillimi i saj të vazhdohet për mes mësimit plotësues të gjuhës shqipe në shkollë. Zhvillimi gjuhësor nuk mbaron në moshën kur fëmija hyn në shkollë ajo duhet të zhvillohet në fusha të ndryshme të gramatikës, fjalorit dhe të shkruarit. Përdorimi i gjuhës shqipe vetëm në familje nuk mjafton për ta zhvilluar gjuhën e fëmijës. Nëse zhvillimi i gjuhës amtare ngel në vend mund të ketë pasoja për mësimin e gjuhës së dytë dhe për zhvillimin arsimor të fëmijës në përgjithësi.

Por cili është qëndrimi i shqiptarëve ndaj gjuhës së vetë shqipes? Vërej prindër shqiptarë të kujdesshëm që fëmijët e tyre me kënaqësi i sjellin në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe këtu në kantonin Jura. Mirënjohje! Prindër me cilësi të larta të ndërgjegjësimit të tillë meritojnë çdo lëvdatë !Pjesëmarrja e nxënësve në shkollën shqipe në Jura është 50%, Prindërit në Jura kanë gjetur moton: “integrim pa asimilim”!

Në anën tjetër mjaftë prindër sot për shkak të rrethanave por edhe për shkak të disa pikëpamjeve të gabuara po e braktisin përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ia mësojnë gjuhën amtare fëmijëve të vet. Thënia se mësimi i gjuhës amtare e pengon mësimin e gjuhës së dytë është i gabuar. Jam e bindur se mendime të këtij lloji shprehen nga njerëz që nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth dukurisë ‘gjuhë' dhe që nënvleftësojnë zgjuarsinë e fëmijës së vet. Janë këto koncepte që shtyjnë shumë prindër t'iu heqin fëmijëve këtë të drejtë, të drejtën e të folurit në dy e më shumë gjuhë.

Dygjuhësia është aftësia e prodhimit të fjalive të plota në dy apo më shumë gjuhë. Quhet dygjuhësh ai/ajo që përdor dy apo më shumë gjuhë në jetën e përditshme p.sh. një gjuhë në shtëpi dhe një tjetër në shkollë, ose një gjuhë me nënën dhe një tjetër me babait. Dygjuhësia e individëve që u përkasin dy apo më shumë komuniteteve gjuhësore shpesh krijon shqetësime ose dyshime tek njerëzit njëgjuhësh. Shumë herë fëmijët dygjuhësh kanë qenë në qendër të hulumtimeve shkencore nga gjuhëtarë dhe sociologë të shquar.

Shumë prej tyre kanë theksuar se përdorimi i më shumë se një gjuhe nga fëmijët në jetën e përditshme nuk përbën rrezik për ta, përderisa këto gjuhë veprojnë në trurin e personave të caktuar në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim. Pra truri i njeriut vepron vet si ndarës por dhe si bashkues ose krahasues i kuptimeve midis gjuhëve të ndryshme, sipas rrethanave. Mjafton që dygjuhëshi të kultivojë gjuhët e përfituara në një nivel i cili nuk do i lejojë atij ngatërresën e kuptimeve. Sipas gjuhëtarëve zotërimi i dy ose më shumë gjuhëve mund të rrisë pasurinë, shkathtësinë, veçantinë dhe larminë e mendimit. Ata që zotërojnë dy gjuhë njohin dy ose më shumë fjalë për çdo objekt ose ide, vetvetiu një fjalor dhe botë kuptimore e dyfishtë ia shton atyre mundësitë e njohurive. Kështu, sipas Ricciardelli (1992), ata që njohin mirë dy gjuhë kanë aftësi më të lartë përballë një krijimtarie të ndërlikuar ose të shumanshme mendimesh sesa personat që zotërojnë vetëm një gjuhë ose njohin pak gjuhën e dytë, të tretë etj. Gjithashtu studime të tjera Ianco-Woprall (1972, Ben-Zeev (1977) etj. tregojnë se fëmijët dygjuhësh – duke bërë krahasimin midis sistemeve gjuhësore që zotërojnë e shikojnë fenomenin gjuhë në mënyrë më analizuese se të tjerët.
Pra mendimi se përdorimi i një gjuhe pengon mësimin e një tjetre është i paqëndrueshëm. Vetëdija dhe kuptimi më i mirë përballë ligjeve të përgjithshme që kushtëzojnë gjuhët i jep mundësinë fëmijës dhe çdo personi që të mësojë më lehtë gjuhën e re. Pra është më e lehtë për të që të mësojë më tepër gjuhë!
Në studimin e albanologut dhe shkencëtarit zviceran Dr Dr Basil Shader (2005) në lidhje me rolin e gjuhës amtare dhe suksesi shkollor i nxënësve shqiptarë në Zvicër thuhet: nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues të gjuhës shqipe janë më së paku për gjysmë note më të lartë se sa ata që nuk kanë vijuar mësimin plotësues të shqipes. Ky vlerësim është një shenjë pozitive, ku gjuhët kanë rëndësi dhe varen nga njëra – tjetra, në shërbim të pasurimit intelektual dhe mësimdhënies për një shkollë pa pengesa dhe paragjykime.

Sigurisht përfitimet e përdorimit të më shumë se një gjuhe nuk përfundojnë me kaq. Përfitimi më i madh i njerëzve dygjuhësh është ai shoqëror ose social. Nëse nuk jemi përdorues i mirë në gjuhën amtare, do ta kemi shumë të vështirë të mësojmë një gjuhë të huaj.
Pas kësaj analize të shkurtër u mundova të sjell mendimet e gjuhëtarëve me famë, mbi fenomenin e dygjuhësisë, do doja t'i ndihmoja sa do pak prindërit shqiptarë këtu në mërgim. Do të doja t'i këshilloj ata që të mos ia heqin fëmijës së vet mundësinë e pasjes së dygjuhësisë, pra duhet t'ia mësojë fëmijës së vet edhe gjuhën amtare. Nëse prindi do njihte mirë dy ose më shumë gjuhë atëherë ai duhet t'i flasë fëmijës së tij që në foshnjëri në atë gjuhë që di më mirë, pra fëmijës t'i fletë në gjuhën amtare shqipe.
Gjatë periudhës kohore kur fëmija mëson të flasë, në mendjen e tij krijohen disa rregulla rreth fenomeneve gjuhësore. Do ishte më mirë, që fëmija t'i krijojë këto rregulla mbi baza të forta dhe jo mbi baza të mangëta të një gjuhe gjysmake - të cilën as vet prindi nuk e njeh mirë për të ia transmetuar fëmijës. Në të njëjtën kohë, sa më shumë shtohen kontaktet e fëmijës me mjedisin përreth aq më shumë shtohet njohuria e tij mbi gjuhën e atij vendit, gjuhën e dytë. Kështu brenda një kohe të shkurtër fëmija do mundet të flasë rregullisht të dy gjuhët dhe nuk do ndjehet ngushtë as me rrethin shtëpiak ose fisnor, ku flitet gjuha shqipe, por as jashtë këtij rrethi, ku flitet gjuha vendase.
Mençuria e që çdo prindi është t'i ofrojë fëmijës së vet sa më shumë mundësi. Nga andej e tutje, fëmija ose i shfrytëzon të gjitha mundësitë që i ofrohen ose merr vetëm ato që i interesojnë.

Delemont , 14.08.2011

Rifreskimi i fundit: 04.09.2011 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi