Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

8 nëntor 2009, Bern
 
Themelohet Unioni Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër
Sipas statutit të miratuar, Unioni ka për qëllim organizimin, zhvillimin, realizimin dhe koordinimin e veprimtarive në fushën edukative –arsimore, kulturore e integruese në Zvicër si dhe që të përfaqësojë studentët në nivel Federal.- Në tubim morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Naim Malaj dhe Koordinatori i përgjithshëm i LAPSH- it për z. Mahir Mustafa.
Krahas shtimit të numrit të studentëve shqiptarë në Zvicër, po bëhen përpjekje edhe për bashkimin e shoqatave studentore në kuadër të një unioni të përbashkët. Në këtë kuadër në Hotelin Bern, të Bernës më 8 nëntor u mbajt mbledhja e Unionit të Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër, në punën e të cilit morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Naim Malaj dhe Koordinatori i përgjithshëm i LAPSH- it për z. Mahir Mustafa. Ne fillim të tubimit ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Bernë, z. Mehmet Elezi, i cili pasi që i përgëzoi studentët, për shkak të termineve të tjera nuk mundi të rri deri ne fund.
Pas përgatitjeve disa mujore, Këshilli Koordinues prezantoi para delegatëve të tri shoqatave studentore: Cyrihut, Bernës e Lozanës, Statutin e Unionit të Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër. Ishte për keqardhje mospjesëmarrja e studentëve nga Universitetet tjera, siç janë Gjeneva, Baseli, Fraiburgu e St. Galeni, ku po ashtu studimet i ndjekin edhe shumë student shqiptarë, ndaj edhe deri në kuvendin pas gjashtë muajsh pritet edhe konsolidimi i shoqatave të atjeshme dhe pjesëmarrja e tyre në kuadër të Unionit të përbashkët.
Sipas statutit të miratuar në mbledhjen me përfaqësuesit e tri shoqatave studentore shqiptare : Unioni i shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër është formë e organizuar e studenteve dhe studentëve shqiptarë në Zvicër, të cilët janë të bashkuar me qëllim të organizimit , zhvillimit, realizimit dhe koordinimit të veprimtarive të tyre në fushën edukative –arsimore, kulturore e integruese në Zvicër.
Sa i përket organizimit , Unioni përbëhet prej shoqatave të studentëve shqiptarë në Zvicër, ndërkaq që rrjeti i tij organizativ në shoqata kantonale studentore ka shtrirje në tërë Zvicrës, gjegjësisht në shkolla të larta dhe fakultete.
Unioni është formuar me qëllim që të koordinojë punën e shoqatave të studentëve shqiptarë në Zvicër, që të përfaqësojë studentët në nivel Federal; që të mbrojë interesat e studentëve; që të promovojë kultivimin dhe gjuhën e kulturën shqiptare. Selia e Unionit do të jetë në Bernë.
Statuti që u miratua nga studentët e pranishëm jepet ne diskutim neper shoqata , për ndonjë plotësim eventual, ndërkaq që punën edhe më tej do ta drejtojë Këshilli Koordinues që e përgatiti këtë dokument të rëndësishëm. Më pastaj do të zgjidhet Kryesia e re e Unionit që sipas statutit do ti ketë 7 anëtarë.
Përndryshe me themelimin e Unionit të Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër u krijuan të gjitha parakushtet për një organizim edhe më të mirë të studentëve shqiptarë në shtetin helvetik.
Themelimin e Unionit e përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Naim Malaj i cili dëshiroi shumë sukses në jetë dhe studime, me dëshirë që ata të jenë një kuadër i vlefshëm si për vendet prej nga kanë ardhur ashtu edhe për vet shtetin ku jetojnë, duke i kontribuar njëkohësisht edhe përmirësimit të imazhit të shqiptarëve në Zvicër. Ai shprehi dëshirën që studentët shqiptarë në Zvicër të shërbejnë si një urë lidhjeje edhe me edhe me kolegët dhe shoqatat simotra studentore vendase në Zvicër si dhe atyre në trojet etnike shqiptare.
Ambasadori Malaj shprehi gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm me studentët e të gjitha trojeve shqiptare që studiojnë në Zvicër, e më pastaj organizoi një pritje në selinë e ambasadës për studentët që morën pjesë në themelimin e unionit të tyre.
Në Bernë themelohet shoqata studentore
Në Universitetin e Bernës aktualisht studiojnë mbi 30 studente e studente shqiptare. Që të organizohen më mirë ata tashmë themeluan edhe organizatën tyre studentore ku që në start u regjistruan 27 anëtarë. U zgjodh edhe kryesia e re prej 5 anëtarësh, ndërsa kryetar u zgjodh, Adriatik Pllana, nënkryetar Kushtrim Adili, arkëtar Jeton Jashari, për marrëdhënie me jashtë Leutrime Mehmedi dhe Web Master Adnan Mlika.
Teksti e fotot : Rexhep Rifati
Foto-galeria nga themelimi i unionit të studentëve ...

 

Rifreskimi i fundit: 08.12.2009 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi