Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Zvicër

ff
a

Miqtë e SHSHMPZ

Përkrahësit e SHSHMPZ

Arting5
Më tepër...

Kosova Reisen
Më tepër...


ENB Sigurimet
Më tepër...

Alba Peinture
Më tepër...

Beqaconsulting
Më tepër...

Shtigjeve të shkencës
Djaloshi nga Gostivari, magjistër shkencash teknike në ETH-a të Cyrihut
Afet Musliji (26) nga Gostivari, që më parë kishte mbaruar studimet në Turqi e SHBA, si dhe Sedat Adili nga Debreshi, i diplomuar në Vjenë, në përgatitje të doktoraturës, nuk erdhën në Zvicër për të punuar si moshatarët e tyre, por për të kryer studimet pasuniversitare dhe për të kontribuar pastaj në vendlindje.
Shkruan: Rexhep Rifati
Në manifestimin tradicional “Sofra 2011”, të organizuar ditë më parë nga Shoqata e “Studenti” patëm rastin të takojmë dy djelmosha nga Gostivari që vazhdonin studimet pasuniversitare në ETH-a të Cyrihut, një qendër kjo me renome ndërkombëtare universitare. Ishin këta Sedat Adili që kishte diplomuar në Vjenë dhe që aktualisht është në përgatitje të doktoraturës në shkencat elektroteknike dhe Afet Musliji, që ka mbaruar universitetin në Turqi dhe SHBA dhe që përgatiste magjistraturën në fushën e inxhinierisë industriale. Dhe vetëm pas 2-3 javësh i takojmë po këta dy ekspertë të rinj shqiptarë në një ceremoni me rastin e ndarjes së titujve të magjistraturës në godinën madhështore të ETH-as së Cyrihut. Aty në mesin e dhjetëra të rinjve me prejardhje nga vendet e ndryshme Afet Musliji, ishte i vetmi shqiptar që nominohej magjistër shkencash në drejtimin inxhinieri industriale dhe menaxhim.
Më parë për arritjet shkencore në fushat përkatëse të këtij brezi foli, në këtë ceremoni (mbajtur të premten më 20 maj 2011) ligjëruesi i spikatur e ETH-as, Prof. Dr. Georg von Krogh, profesor për strategjinë e menaxhimeve dhe inovacione. Edhe referuesit tjerë gjuhë komunikimi kishin anglishten, që është edhe lëndë ligjërimi gjatë studimeve. Ndërsa për të madhëruar atmosferën ishte sjell edhe një bandë muzikore.
Paraqitja Afet Muslijit në tabelën elektronike si dhe thirrja e emrit të tij për të marrë këtë titull akademik, u prit me një gëzim e kënaqësi të veçantë në mesin e atyre pak të afërmve të tij. Si zakonisht aty nuk mungonte shoku nga fëmijëria e tash edhe i studimeve, Sedat Adili, të cilët për disa vite kanë kaluar tri kontinente (Evropë, Azi e Amerikë) me të vetmin qëllim: ngritjen e tyre drejt pistave të shkencës. Dhe kësaj mesa po shihet edhe ia kanë arritur tash, kur që të dy kanë tituj magjistrash, ndërsa që Sedati (nga Debresh i Gostivarit) ka filluar edhe përgatitjen e doktoraturës në shkencat natyrore dhe punon asistent në institutin e tensioneve të larta në ETH-a. Këta dy djelmosha dallojnë nga moshatarët e tyre shqiptarë në Zvicër, sepse ata nuk erdhën për të migruar as vetë e as me prindër këtu, por për tu shkolluar e për tu kthyer sërish në vendlindje për të dhënë kontributin në lëmin e edukimit edhe në saje të eksperiencës së fituar në universitetet evropiane apo amerikane, ku edhe kanë studiuar. Vërtetë këta dy djelmosha kanë krijuar jo vetëm një kapital shkencor, por edhe gjuhësor, pasi ata komunikojnë në 5 gjuhë, jo vetëm me gojë, por në të shumtën edhe me shkrim.
Pak fjalë për jetën e Afet Muslijit: ka lindur më 22 prill 1985 në Gostivar nga babai Njaziu dhe e ëma Hamdie, të cilët rëndësi parësore i kushtuan shkollimit të dy fëmijëve, Afetit duke e ndihmuar moralisht e materialisht gjatë studimeve në Turqi e SHBA e edhe tash në Zvicër si edhe të bijës Mirsadës, që ndjek vitin e tretë të studimeve në mjekësi në Shkup. Prindërit investuan por edhe u kundërshpërblyen nga dy fëmijët e tyre të mrekullueshëm. Një mbështetje Afeti ka gëzuar edhe nga daja i tij Neim Husejni, ( pronar i firmës “Impeksel2” ) nga Debreshi i Gostivarit i cili kishte ardhur me të shoqen për të ndarë gëzimin e me të nipin e suksesshëm në shkollim. Por, nuk mungonin as mërgimtarët Zylbear Zejneli dhe Emin Azizi me prejardhje nga Gostivari, që për më se dy dekada punojnë në Zvicër, të cilët na thënë se janë të entuziazmuar me këta të rinjtë që për fat të mirë nuk e kanë marrë rrugën e mërgimit për kafshatën e gojës, por rrugën e dijes, çka paraqet një fitore individuale, por edhe një krenari kombëtare, meqë ky lloj udhëtimi drejt shtigjeve të shkencës mund të ndikojë edhe në rritën e imazhin tonë në përmasa më të gjera.
Rifreskimi i fundit: 05.06.2011 | Kontaktoni | ©2008 Isni Idrizi