| Hyrje << |
| Pikëtakim studentësh |
Mirëseardhje akademik të ardhshëm shqiptar të Universitetit të Cyrihut |
| Në kuadër të fillimit të semestrit, kryesia e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Cyrihut "Studenti", organizoi evenimentin „Old meet Young“, qëllimi i të cilëve ishte njohja me dhjeta studentë të ri që sa po ja kanë filluar studimeve |
|
|
Nga Rexhep RIFATI, Cyrih
|
| Takimet me studentët shqiptarë paraqesin një kënaqësi të veçantë për shumë arsye, e sidomos kur ka të bëjë me studentët tanë në mërgatë, ngase ato jo vetëm që krijojnë një ambient sa rinore aq edhe vëllazërore, por edhe janë edhe një dëshmi e rritës së një brezi të ri në mërgatë që po aspiron vazhdimisht në ngritjen profesionale deri në nivele akademike. Ndaj edhe takimi i sivjetmë me studentët e ri shqiptarë në Universitetin e Cyrihut që u organizua nga kryesia e Shoqatës "Studenti", në evenimentin „Old meet Young“, ishte pak sa më i veçantë sesa viteve të tjera, ngase kësaj radhe ishin tubuar studentë me numër më të shumtë se zakonisht, çka tregon se edhe numri i studentëve shqiptarë në këtë qendër universitare me renome botërore po rritet nga viti në vit. |
Shtim i vazhdueshëm i studentëve shqiptarë me prejardhje nga të gjitha trojet etnike
|
Në pranin e 50-60 studentëve “të vjetër” e të ri, të pranishmit në emër të kryesisë i përshëndeti , kryetari i kryesisë së Shoqatës “Studenti” , Argjent Çeliku me prejardhje nga Kërçova), i cili pasi u dëshiroi të pranishmëve mirëseardhje, shprehi kënaqësinë për rritjen e vazhdueshme të studentëve shqiptarë me prejardhje nga të gjitha trevat etnike, duke përkujtuar se që nga themelimi i shoqatës para 11 vitesh këto takime tashmë janë bërë tradicionale dhe se qëllimi i tyre ka karakter të shumëfishtë dhe se pos njohjes nga afër ndërlidhet edhe me planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta që zhvillohen në kuadër të Shoqatës “Studenti”, por edhe në fushën e këmbimit të përvojave dhe njohjen me kushtet e studimeve në Universitetit të Cyrihut, të ETH-së, por edhe të rangjeve të shkollave të larta, sepse anëtarë të shoqatës mund të bëhen të gjithë |
Kryetari i Shoqatës “Studenti”, Argjent Çeliku (në mes) u dëshiron mirëseardhje studentëve të ri |
Si çdo eveniment tjetër edhe ky i sivjetmi i emërtuar „Old meet Young“, e që u organizua më 28. shtator 2011 në Aki (Katholische Hochschulgemeinde), Hirschgraben 86, 8001 Zürich, u përshkua me një atmosferë sa të hareshme e rinore, aq edhe të afërt e shumë vëllazërore, duke u përcjell edhe me një Apéro të organizuar nge kryesia e shoqatës “Studenti”. |
Tashmë edhe doktorët e parë të shkencave nga radhët e ish- studentëve shqiptarë |
| Nga biseda që patëm me studentët e ri (ndonëse mungonin edhe shumë nga ta) , që për nga numri nuk dallonin se ishin më tepër meshkuj apo femra, mësuam se ata vijnë nga kantone të ndryshme dhe se kanë regjistruar fusha të ndryshme studimi . Të shpresojmë se edhe këta studentë të ri si edhe ata të mëparshmit (që kanë vepruar në kuadër të kësaj shoqate) se do të jenë të suksesshëm, pasi deri më tash nga ky universitet janë rekrutuar me dhjetëra të diplomuar, në mesin e tyre edhe doktorët e parë të shkencave, në mesin e tyre edhe dy femra shqiptare. Ndërsa që disa nga ta janë edhe asistentë po në këtë universitet. |
| Studentet shqiptare në „Old meet Young“, dëshmi e rritës së numrit të femrave edhe në shkollimin superior |
Numri i studentëve shqiptarë në Universitetin e Cyrihut bashkë me studentët e ETH-së sillet diku prej 200 – 250 studentë, në mesin e tyre edhe dy studentë e studimeve posdiplomike në ETH-a , Sedat Adili që kishte diplomuar në Vjenë të Austrisë dhe përgatit aktualisht doktoraturën në shkencat elektroteknike ndërsa që është edhe asistent në këtë universitet prestigjioz dhe Afet Musliji , që kishte mbaruar universitetin në Turqi dhe SHBA dhe që ka mbrojtur edhe magjistraturën në ETH-a të Cyrihut në fushën e inxhinierisë industriale. |
| Disa nga studentët e ri shqiptarë të Universitetin e Cyrihut |
Vazhdon neglizhenca e institucioneve dhe Universitetit të Kosovës |
Rrita e vazhdueshme e studentëve shqiptarë në universitet e ndryshme të Zvicrës paraqet edhe një segment tjetër të rëndësishëm, pos atij që ka të bëjë me strukturën kualifikuese. Në rend të parë ndërlidhet edhe me edhe përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në këtë vend, sepse këta akademikë të ardhshëm duke u inkuadruar në fushat e ndryshme të ekonomisë e të jetës shoqërore të këtij vendi do të bëhen faktor të dyfishtë dhe urë ndërlidhjeje midis komunitetit tonë të madh dhe vendit ku aktualisht jetojnë e veprojnë. Krejt në fund do të ishte e pajustifikueshme të mos përmendnim edhe një komponent që me vite përsëritet: neglizhencën e vazhdueshme, si nga institucionet e Kosovës e edhe nga vetë Universiteti i Kosovës, të cilat nuk bëjnë as përpjekjet më të vogla për të vënë kontakte me këta studentë, që paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm kadrovik edhe për vet vendet e prejardhjes. Deri para dy-tri vitesh bënte përjashtim në këtë drejtim Rektorati i Universitetit të Tetovës, çka rezultoi me të dhënën që disa nga të diplomuarit shqiptarë në Zvicër shkuan për edhe për mbajtjen e ligjëratave atje, por si duket me zhvillimin e tij edhe ky universitet mori “yrnekun ” e vëllait të tij më të vjetër nga Prishtina. |
Nga Rexhep RIFATI, Cyrih |



